Lajme

Pas asaj të Ukrainës, edhe në ambasadën e SHBA-së në Madrid dërgohet një letër-bombë

12/01/2022 15:55
nga:Genita C

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Madrid ka marrë një letër të ngjashme me letrat-bombë që iu dërguan ambasadës ukrainase në Spanjë dhe institucioneve të tjera në vend.

Mediat lokale raportojnë se në ambientet e ambasadës dhe perimetrin përreth janë duke u zbatuar protokolle kundër terrorizmit.

Zarfet me letra-bombë kanë nisur të shpërndahen në Madrid që nga e mërkura. Një punonjës mori lëndime të lehta pas shpërthimit të njërit prej tyre në ambasadën e Ukrainës në Spanjë ndërsa autoritetet e vendit nisën hetimet dhe rrethuan me kordon zonën.

Pako të ngjashme i janë dërguar Ministrisë Spanjolle të Mbrojtjes, një qendre satelitore në një bazë ajërore dhe një prodhuesi armësh që bën granata për Ukrainën.

Një pajisje e ngjashme shpërthyese i është dërguar edhte kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez më 24 nëntor, por që u zbulua në kohë nga ekipet e ekspertëve.

Ndërkohë, aktet janë dënuar nga ambasada Ruse në Madrid që në një reagim thoshte se “çdo kërcënim terrorist, e sidomos ato që u drejtohen misioneve diplomatike, janë totalisht të dënueshme.”

Gjykata Kombëtare e Spanjës po e heton incidentin në ambasadën ukrainase si akt terrorist./A2/