Showtime

Pas asaj që ndodhi mbrëmë, nëna dhe vëllau mbështesin Trixën, me frazën e Bora Zemanit

02/22/2022 12:28
nga:Donika Fetahu

Në mbrëmjen e djeshme në Top Channel, është organizuar një festë ku kanë qenë të ftuar të gjithë ish banorët dhe produksioni i “Big Brother Vip” .

Padyshim që e gjithë vëmendja ishte tek aktori i njohur Donald Veshaj, për të cilin flitej se i ka prishur raportet me produksionin, raporton GazetaBlic.

Por ai u shfaq në festë i veshur me kostumin e “Spider-man”, i shoqëruar me binjakun e tij Romeon dhe mikun e tij këngëtarin e njohur Elgit Doda.

Ku pak më vonë u shfaq në festë edhe Beatrixa bashkë me vëllaun e saj Albanin, ku të pranishmit thanë se dyshja nuk kanë qëndruar me njëri-tjetrin fare.

Akoma nuk ka ndonjë reagim nga dyshja pas përfundimit të finalës së “BBV”.

Ndërkohë që sot jemi zgjuar me frazën nga nëna dhe vëllau i saj të cilët postuan në InstaStory,  “Mirëmëngjes vetëm Beatrix”. Besoj e kujtoni frazën virale të Lori Hoxhës, një ditë pasi Bora Zemani hyri në Big Brother Vip, “Mirëmengjes vetëm Borës”./GazetaBlic/