Pas arritjes së koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në Gjilan, ka reaguar ish-kryetari i komunës, Lutfi Haziri, raporton Gazeta Blic.
Haziri u ka uruar suksese qeverisjes së re në Gjilan, teksa ka thënë se LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit.
Ndërsa, sa i përket koalicionit të dy partive rivale VV dhe PDK, Haziri thotë se ky është vullnet i funksionarëve dhe jopushtetarëve.
Shkrimi i plotë nga Lutfi Haziri:
Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në emër të LDK-së, iu dëshiroj suksese në punë në interes të qytetarëve.