Showtime

Pas Arbanës, Alketa Vejsiu bën veprimin epik në mes të programit

12/28/2021 14:27
nga:Genita C

Alketa Vejsiu ka marrë gjithë vëmendjen me veprimin e fundit që ka bërë në programin “Love Story”.

Për shkak të takave të larta, ajo ka lënë emisionin në gjysmë duke e ftuar Bleona Qeretin të moderojë pjesën tjetër të programit. shkruan GazetaBlic.

Pa dyshim se Bleona Qereti e bëri me shumë sukses por kjo nuk është hera e parë që në një studio televizive ndodh diçka e tillë.

Natën e Krishtlindjeve, Arbana Osmani zgjedhi banorën e “BBV” për të moderuar spektaklin dhe të gjithë u habitën.

Edhe pse nuk dihet nëse Arbana dhe Alketa ishin vërtetë të lodhura apo dëshironin për t’i dhënë një mundësi Einxhelit dhe Bleona Qeretit./GazetaBlic/