Autoritetet finlandeze kanë filluar ndërtimin e pjesës së parë të gardhit prej tre kilometrash pranë kufirit me Rusinë në juglindje, të cilin planifikojnë ta përfundojnë në qershor, shkruan Bloomberg, përcjellë GazetaBlic.
Projekti synon të përmirësojë mbikëqyrjen dhe sigurinë dhe autoritetet finlandeze thonë se nuk do të mbulojë të gjithë gjatësinë e kufirit prej 1,343 kilometrash, por plani është të mbulojë vendet më të rrezikshme.
Në fillim të këtij muaji, Finlanda u bashkua me NATO-n pasi aplikoi për anëtarësim pas pushtimit rus të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, Helsinki zyrtar rriti kostot e mbrojtjes dhe prokurimin e armëve dhe municioneve.


