Showtime

Pas akuzave dhe lamtumirës publike, ish-konkurrenti bashkohet me partneren dhe i propozon martesë?!

09/21/2021 16:38
nga:G C

Arsim Abduli dhe e dashura e tij Pranvera duket se kanë rregulluar raportet pas ndarjes publike.

Gjersa gjërat po shkonin për mrekulli papritur dyshja lajmëruan ndarjen e tyre me thumba.

“Nuk kishin faj ata goca që thanë ti je akull. Gjithë të mirat në jetë”, kishte shkruar Pranvera, ndërkohë, nuk ka munguar një postim as nga Arsimi, i cili ka shkruar: “Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”.

Por kjo lamtumirë nuk ishte e përjetshme pasi çifti janë bashkuar sërish dhe duket se kanë dërguar lidhjen në një tjetër nivel.

Bukuroshja publikoi një video nga një lokal, ku shihet e ulur pranë Arsimit dhe shkruajti ‘’Përgjithmonë’’.

Por një tjetër postim ngriti dyshimet se ish-konkurrenti mund t’I ketë propozuar pasi në një foto ku shihet duart e tyre, në dorën e Pranverës shihet një unazë në gishtin e fejesës.