Zgjedhjet Lokale

Pas aksionit të policisë, Bahtiri viziton shqiptarët në veri të Mitrovicës

09/21/2021 17:42
nga:Gazeta Blic

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, ka vizituar shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Kjo vizitë e Agim Bahtiri në veri, vjen vetëm një ditë pas aksionit të policisë për heqjen e targave serbe në veri të Kosovës.

Postimi i Agim Bahtirit:

Sot, vizitova banorët shqiptarë në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Ata i sigurova se si kryetar i komunës do të vazhdoj të mbetem i përkushtuar për jetesën e tyre, por që tash gjithçka do të jetë më e lehtë për ta dhe për mua, pasi që në krye të Qeverisë kemi Kryeministrin Albin Kurti, i cili po kujdeset që në secilën pllëmbë të Republikës së Kosovës të mbizotëroj siguria, paqja dhe zhvillimi ekonomik.

AB

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=394954131995367&id=100044423496553