Lajme

Pas aksidentit, një person e sulmon fizikisht një tjetër

12/27/2023 09:17
nga:N K

Pas një aksidenti mes dy automjeteve, një person me shtetësi gjermane e ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Rr. Nacionale, Prishtinë –Mitrovicë –te Ura Milloshevë 26.12.2023-09:25. Pas një aksidenti të ndodhur në mes dy automjeteve, i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetësi gjermane e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”