Një aksident i rëndë ka ndodhur në Formula 1 e cila po zhvillohet në Britani.
Garuesi Zhou Guanyu ka pësuar aksident ku është rrokullisur me makinën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Garuesi i Alfa Romeo u aksidentua pasi makina e tij mori një goditje nga Russell.
Zhou qetësoi fansat duke postuar një foto në Twitter ku shkruan: “Unë jam mirë, Halo më shpëtoi sot. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të sinqerta!”, shkroi ai.
I’m ok, all clear. Halo saved me today. Thanks everyone for your kind messages! pic.twitter.com/OylxoJC4M0
— 周冠宇 | Zhou Guanyu ?? (@ZhouGuanyu24) July 3, 2022


