Legjendari, Manuel Neuer mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij fantastike. Portieri veteran i Bayernit u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen DFB-Pokal të skuadrës së tij kundër Bayer Leverkusen.
Në minutën e 17-të të ndeshjes, 38-vjeçari Neuer mori kartonin e kuq, pasi doli nga zona e tij e penalltisë dhe ia mbylli rrugën Jeremy Frimpong-ut të nxituar.
Kartoni i kuq për Neuerin vjen në ndeshjen e tij të 866-të.
Deri më tani portieri ka llogaritur 23 kartonë të verdhë. Të gjitha këto paralajmërime zyrtare janë me klubin Bayern Munich, asnjë me kombëtaren gjermane. Neuer ka luajtur 124 ndeshje për Gjermaninë.
/GazetaBlic Sport