Lajme

“Pas 5 muajve mund të kemi zgjedhje, ka përçarje në VV”

05/16/2023 23:42
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se brenda VV-së ka përçarje të mëdha dhe se këto shihen lehtë nga brenda Kuvendit.

Ai thotë se provë për këtë është mosmarrëveshja që për tri javë radhazi ka bërë që të mos ketë seancë të Kuvendit.

“VV ka përçarje të brendshme, që tri të enjte nuk ka seancë”, tha ai.

“Duke parë këto përçarje. Nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj”, përfundoi ai.

Haxhiu: E vetmja gjë që mund të shpëtojë deri diku fytyrën e kësaj qeverie, është të tërhiqen tani