Harry Kane ka hyrë në historinë e Bayern Munich, duke u bërë lojtari i parë i klubit bavarez që fiton Topin e Artë pas 45 vitesh. Një arritje e madhe për sulmuesin anglez, i cili i shton karrierës së tij një prej çmimeve më prestigjioze në futbollin botëror.
Futbollisti i fundit i Bayern Munich që kishte fituar këtë trofe ishte Karl-Heinz Rummenigge, në vitin 1981. Legjenda e klubit bavarez kishte lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e futbollit evropian, ndërsa sot është pjesë e bordit mbikëqyrës të klubit.
Pas më shumë se katër dekadash, emri i Harry Kane rikthen Bayern Munich në qendër të vëmendjes përmes çmimit individual më të rëndësishëm të futbollit.
/GazetaBlic Sport/


