Olympique Lyon po përgatitet të ketë së shpejti një pronar të ri.
Ky është miliarderi amerikan John Textor, i cili – siç raportohet nga kanalet e komunikimit të klubit – përmes kompanisë së tij Holding Eagle Football ka nisur zyrtarisht negociatat për t’u bërë aksioneri i ri mazhoritar i ekipit të Lyon.
Nëse pranohet oferta, atëherë ai do t’i jepte fund epokës shumë të gjatë të presidencës së Jean-Michel Aulas, e cila filloi 35 vjet më parë, në 1987.
Javët e ardhshme pritet të zgjidhet gjithçka sa i përket pronarëve.
/GazetaBlic Sport


