Një nga kompanitë më të mëdha Europiane “Air France” ka nisur fluturimet nga Shqipëria.
Kompania franceze rifillon fluturimet drejt Tiranës 32 vjet pas fluturimit të fundit nga Rinasi.
“Është një hap i rëndësishëm sepse diaspora shqiptare përdor vende si Mynihu, tashmë do i shtohet edhe Parisi”, tha Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Zëvendës presidenti i “Air France”, Oltion Çarkaxhija njofton se si fillim do ketë dy fluturime në javë.
“Air France” kryen fluturime në mbi 300 destinacione. Për t’iu përgjigjur kërkesave të kompanive europiane ka nisur edhe zgjerimi i terminalit të aeroportit.
Sipas Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në fund të muajit korrik pritet të përfundojnë edhe punimet.


