31 vite pas lansimit të filmit ikonik “Home Alone” tashmë ka një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e këtij filmi.
Një film i ngjashëm është debutuar në treg me titull “Home Sweet Home Alone”.
Në qendër të këtij filmi është një djalë i shkathët, i cili ka mbetur vetëm në shtëpi pasi familja e tij shkoi në Japoni për pushime.
Filmi do të shfaqet për herë të parë në “Disney+” më 12 nëntor të këtij viti.
Aktorët që do të marrin pjesë janë: Archie Yates, Ellie Kemper, Rob Delaney, Aisling Bea, Kenan Thompson, Tim Simons, Pete Holmes, Devin Ratray, Ally Maki dhe Chris Parnell.