Lajme

Pas 28 orësh not, Eva Buzo ndërpret sfidën, dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore

06/23/2023 12:59
nga:Y I

Avokatja dhe njëherësh atletja Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë sfidës për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës dhe është detyruar që të ndërpresë sfidën e saj.

Mësohet se ajo ka paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil teksa është dërguar në spital pas problemeve shëndetësore.

Ajo e ka ndërprerë sfidën pas 28 orë not përballë Gadishullit të Karaburunit.

/Faxweb/