Showtime

Pas 25 vitesh bashkë, ky grup muzikor njoftoi se nuk do të bëjnë më muzikë

12/23/2021 12:12
nga:Donika Fetahu

Fansat e grupit britanik “Coldplay”, kësaj here kanë marr disa lajme jo të mira.

Grupi “Coldplay”, ka treguar se pas vitit 2025 nuk do të bëjnë më muzikë, violisti i grupit Chris Martin, ka njoftuar se së shpejti do të lansojnë një album të ri dhe se ky mund të jetë albumi i fundit i punuar nga grupi “Coldplay”, shkruan GazetaBlic.

Këtë deklaratë e dhanë dy muaj pas publikimit të albumit të nëntë të grupit, “Music Of The Spheres”.Kurse albumi i dhjetë në studio do të shënojë fundin e karrierës së grupit “Coldplay”.

Por kjo nuk do të thotë se ata do të ndahen, rezulton se po planifikojnë të luajnë shfaqje të drejtpërdrejta në të ardhmen e parashikueshme./GazetaBlic/