Showtime

Pas 2 vitesh bashkë, ndahet çifti i njohur i showbizit

11/19/2022 13:43
nga:G B

Harry Styles dhe Olivia Wilde janë ndarë pas dy vitesh bashkë.

Revista People raporton se këngëtari 28 vjeçar dhe aktorja 38 vjeçare kanë vendosur të ndajnë rrugët për shkak të prioriteteve të ndryshme.

Një burim tha: “Ai është ende në turne dhe tani po shkon jashtë vendit. Ajo po fokusohet tek fëmijët e saj dhe puna e saj në Los Angeles. Është një vendim shumë miqësor. Ata janë ende miq shumë të ngushtë.”