Lajme

Pas 100 ditësh shuhet vullkani ‘La Palma’ në Spanjë

12/25/2021 20:26
nga:Y I

Pas 100 ditësh makthi shkencëtarët shpallën zyrtarisht fundin e shpërthimit të vullkanit La Palma, sot, 25 dhjetor.

Pas shpërthimit të tij më 19 shtator, vullkani u qetësua më 13 dhjetor, por autoritetet, që të mos u jepnin shpresa të rreme banorëve, pritën ditën e Krishtlindjes për të shpallur shuarjen e vullkanit.

“Ajo që dua të them sot mund të thuhet me tre fjalë: shpërthimi ka mbaruar,” tha shefi i sigurisë në Ishujt Kanarie, Julio Pereth në një konferencë shtypi.

Gjatë shpërthimit, llava “gëlltiti” shtëpi, kisha dhe plantacione bananesh që përbëjnë gjysmën e ekonomisë së ishullit. Megjithatë, nuk u shënua asnjë viktimë nga vullkani.

Maria Jose Blanco, drejtore e Institutit Kombëtar Gjeografik të Kanarie, tha se të gjitha indikacionet tregojnë se vullkani është çaktivizuar.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi aktivizimin e tij në të ardhmen.

Rreth 3,000 shtëpi u shkatërruan nga llava që tani mbulon një sipërfaqe prej 12,190,000 metrash katrorë, sipas raportit përfundimtar.

Nga 7000 njerëz që kanë ikur nga shtëpitë e tyre, shumica janë kthyer , por shumë banesa mbeten të pabanuara.

 

Mbretëresha Elizabeta mesazh emocionues: Krishtlindjet, të vështira për kë ka humbur të dashurit!