Ka më shumë se 10 vite që kur i kemi parë në një stadium dy tifozeritë e flakta shqiptare, “Ballistët” dhe “Shvercerat”.
Por, pritjes i erdhi fundi. Të mërkurën, me 27 nëntor do të ballafaqohen Shkëndija e Shkupi në Tetovë. Dy tifogrupet në fjalë ka dy vite që e kanë shtrirë dorën e pajtimit dhe tashmë erdhi momenti për spektaklin e tyre.
Ballistët iu kanë bërë thirrje “Shvercerave” para disa ditësh që të udhëtojnë në Tetovë, teksa këtë e ka mirëpritur edhe tifogrupi shqiptar nga Shkupi.
Ata para pak çasteve kanë njoftuar edhe zyrtarisht se të mërkurën do jenë prezent në Tetovë.
“Të mërkurën në Tetovë për të festuar festat e Nëntorit. Nisemi nga parku i Çairit në ora 11:00”, shkruajnë “Shvercerat”.
Natyrisht ky lajm i gëzon të gjithë shqiptarët, pasi na gjen shumë të bashkuar para festave të nëntorit, e i jep fund njëherë e përgjithmonë ndarjeve që ishin të panevojshme…