Showtime

Partneri i Genta Ismajlit, Huseyin Usta realizon tatuazh simbolin e shqiponjës në trup

05/20/2022 19:51
nga:G C

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është duke e shijuar pafundësisht ndjenjën e mëmësisë.

Sivjet, ajo dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, u bënë prindër për herë të parë.

Çifti u bënë prindër të binjakëve: djalë dhe vajzë, të cilët i pagëzuan me emrat Ivy Blue dhe Icon.

Ndonëse i përkasin etnive të ndryshme, çifti Ismajli dhe Usta kanë gjetur më së miri gjuhën e përbashkët mes tyre.

Madje si shenjë respekti për atdheun e gruas së tij, Huseyin ka realizuar tatuazh në krahun e tij simbolin e shqiponjës.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes publikimit të një fotografie në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shihet duke mbajtur në krah vajzën e tij.