Sporti

Partizani triumfon ndaj Rabotnickit në miqësore

06/24/2025 19:40
nga:Lorik J

Partizani është rikthyer ditën e sotme me një fitore bindëse në një miqësore përballë Rabotnickit. “Demat e kuq” kanë arritur të triumfojnë përballë maqedonasve me shifrat 3-0.

Golin e parë në këtë takim, e realizoi Albers Keko që zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta më vonë ishte Xhuliano Skuka që dyfishoi shifrat për Partizanin.

Goli i tretë i Garcias në pjesën e dytë vulosi gjithçka duke lënë të pashpresë maqedonasit. Një fitore inkurajuese kjo për Partizanin pak ditë përpara nisjes së rrugëtimit europian përballë Kajlus.