Kanë mbetur edhe pak minuta nga startimi i derbit të parë për sezonin 2026-2027 në elitën e futbollit shqiptar, Partizani – Tirana. Dueli do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ndërsa të dy trajnerët kanë zbuluar formacionet startuese.
Pas 5 javësh të zhvilluara në Abissnet Superiore, bardheblutë e drejtuar nga Dean Klafuriç mbajnë vendin e 6-të në tabelë me 5 pikë, larg pritshmërive.
“Tabloja” disi më e “zymtë” i përket “Demave të Kuq”, 4 pikë dhe pozita e 8-të në renditje. Përfundimi i këtij takimi mund të sjellë edhe shkarkim, ku të dy trajnerët janë mjaft të rrezikuar, në bazë të rezultateve të marra deri tani.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Aliu, Ismaili, Skuka, Himallari, Human, Marku, Ogunleye, Mija.
TIRANA: Bekaj; Ndong, Krymi, Myslovic, Daci, Vitija, Xhixha, Qerimaj, Hazrollaj, Ilievski, Stanic.


