Sporti

Partizani publikon çmimin e biletave për ndeshjen e Championsit ndaj BATE Borisov

07/03/2023 10:45
nga:L J

Partizani do të rikthehet të luaj në Champions League. Të kuqtë do të mirpresin më 11 korrik në “Air Albania”, BATE Borisov. Ndeshja e parë në turin e parë të kualifikueseve të Champions League.

Ditë e sotme klubi ka njoftuar të gjithë tifozerinë e saj se kanë dalë në shitje blietat e këtij takimi. Ajo që bie në sy është fakti se, edhe pse Partizani luan në Champiomns ata i kanë çmimet e biletave më të lira se rivali i tyre Tirana.

Të gjithë tifozët mund ta ndjekin klubin e tyre duke filluar nga 400 lekë në sektorin pas porte dhe deri në 4000 lek në tirbunën vip. Vlen të theksohet fakti se tribuna S do të jetë e mbyllur nga UEFA për shkak të trazirave të tifozëve.

Ka qenë vetë klubi që ka bërë të ditur lajmin në kanalin e tyre zyrtarë në Facebook.