Christian Mba është lojtar i ri i Partizanit.
“Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur akordin mes tyre, teksa kanë mbetur vetëm detajet e fundit.
Në vijim pritet të mësohet shifra e paguar nga “demat” për 23-vjeçarin.
Nigeriani transferohet nga skuadra e Trepçës ’89, ku shënoi 10 gola në 18 ndeshje në kampionat në këtë sezon. Ai ka dhuruar edhe 5 asiste.
Shumë shpejt Mba do të prezantohet me fanellën e kuqe. Ai vjen si zëvendësues për Skukën.


