Sporti

Partizani gjen pasuesin e Mustës, firmos me një brazilian

01/24/2022 20:30
nga:Lorik J

Pasi “skarcoi” Emiljano Muistën, Partizani ka gjetur menjëherë mbrojtësin e majtë, teksa ka firmosur pasditen e sotme me brazilianin Fernando Augusto Rodrigues de Araujo.

Mbrojtësi i majtë 28-vjeçar vjen nga kampionati i Maqedonisë së veriut, ku në të shkuarën ka luajtur me Pelister dhe Makedonija GP, ndërsa me “të kuqtë” ka firmosur deri në fund të sezonit.

Megjithatë kryeqytetasit kanë ruajtur të drejtën e rinovimit edhe për një sezon tjetër, nëse braziliani do të arrijë të bindë me paraqitjet e tij në fushën e lojës.

Largimi i Mustës, por edhe i maqedonasit Gligorov, kishte lënë një boshllëk në prapavijën e “të kuqve”, me trajnerin Dritan Mehmetin që ka përshtatur Elion Sotën në të majtë, në dy ndeshjet e para të këtij viti.