Sporti

Partizani fiton super derbin ndaj Tiranës në Shqipëri

12/21/2022 22:18
nga:Mergim Rreci

Derbi është i Partizanit. Të kuqtë kanë fituar 0-1 ndaj Tiranës me golin e vetëm të realizuar nga Skuka që në minutën e 4.

Tirana u mundua të barazojë shifrat por bardheblutë shpërdoruan shumë raste me Partizanin që u mbrojt mjaft mirë.

Nuk munguan as incidentet në Air Albania me ndeshjen e cila u ndërpre për 13 minuta për shkak se tifozët e Tiranës goditën me fishekzjarre gjyqtarin, por nuk munguan edhe flakadanët nga ana e tifozëve të Partizanit.

Ndërkohë, me këtë fitore Partizani “blindon” kreun me 29 pikë, ndërsa Tirana renditet e dyta me 25 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Partizani pret Vllazninë, ndërsa Tirana udhëton në Laç. /G.D abcnews.al/