Skuadra e Partizanit ka marrë një fitore me rëndësi në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Partizani ka mposhtur Atletic Escaldes me rezultatin minimal 0:1, duke siguruar kështu një fitore që e kishte detyrim në Andorrë, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi sulmuesi qendror, Christian Mba në minutën e 53’të të duelit.
Partizani kishte dominimin total, por shpërdoroi shumë raste me Rrapaj, Cara e Murataj.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Air Albania.
/GazetaBlic Sport


