Sporti

Partizani-Atletic Escaldes do të luhet në “Air Albania”

07/27/2023 17:40
nga:Lorik J

Pas fitores minimale, 0 me 1, në transfertën andorrase të Altetic Escaldes, në përballjen e parë të fazës së dytë kualifikuese të Conference League, tashmë “demat e kuq” të Partizanit presin përballjen e javës së ardhshme për të “vulosur” kualifikimin në fazën tjetër të eleminatoreve.

Ndërkaq, teksa janë në pritje të përballjes së 1 gushtit, në profilin zyrtar të klubit në “Facebook”, “demat” ka njoftuar se ku do të luhet ndeshja e kthimit me andorrasit, teksa për këtë përballje është zgjedhur “mitikun” i kryeqytetit, “Air Albania”.