Lajme

“Partitë opozitare nuk e kanë seriozisht rrëzimin e qeverisë Kurti, sondazhet nuk i nxjerrin mirë”

07/20/2023 14:09
nga:Y I

“Partitë opozitare nuk e kanë seriozisht rrëzimin e qeverisë Kurti”

Kështu tha për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Lavdim Hamiti.

Hamiti tha se kjo po ndodh pasi në sondazhet e fundit, opozita si duket nuk ka dalë siç pritej.

“Padyshim që partitë opozitare nuk e kanë seriozisht rrëzimin e qeverisë. Ka qenë një iniciativë e AAK-së për mocion mosbesimi dhe deri tani nuk është përkrah nga asnjë subjekt tjetër opozitar në Kuvendin e Kosovës. Së fundmi ka dalë me kërkesë edhe PDK-ja për zgjedhje të parakohshme ndërsa nuk shihet nëse ka gadishmëri edhe partia tjetër opozitare, LDK-ja të punojë në atë drejtim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.Sondazhet e fundit me gjasë që kanë bërë subjektet politike, nuk është se e ka nxjerr mirë opozitën” tha Hamiti për “Gazeta Blic”

Ai tutje shtoi, se subjektet politike nuk duhet të bazohen vazhdimisht në sondazhe kjo pasi që kur është në pyetje veriu, partia që udhëheqë me qeverinë del më lart.

” Mos të harrojmë se nuk duhet vazhdimisht të bazohemi në sondazhe sepse , kur janë çështje si veriu, partitë që udhëheqin me qeverinë munden me dal lart në sondazhe mirëpo në zgjedhje ka patur raste që ka ndodhur e kundërta. E njëjta ka qenë me AAK-në kur ishte vendosur taksa 100%, AAk-ja në atë kohë dilte mbi 20% në sondazhe a kur vendi shkoj në zgjedhje nuk arriti mi fitu më shumë se 12 %” tha analisti Hamiti për “Gazeta Blic”.

Lavdim Hamiti, Analist

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka iniciuar mocion-mosbesimi për qeverinë Kurti.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) pas ngjarjeve në veri, është shprehur që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kanë ende një pozicion të qartë në lidhje me këtë çështje.

Pas tensioneve në veri, sanskioneve të BE-së dhe audio-inçizimeve Kusari-Lila-Simiq, është rritur presioni opozitar për largimin e qeverisë Kurti nga pushteti.

Megjithëse në vazhdimësi të njëjtat (partitë opozitare) shprehin pro rrëzimit të qeverisë Kurti, ende nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e tyre.

/Gazeta Blic/

Behgjet Pacolli kritika opozitës: S’kanë aspak koordinim ndërmjet tyre, mazhoranca e unifikuar në veprime!