Lajme

Partitë opozitare kundër koalicioneve me VV-në/ Flet analisti, parashikon si mund të renditen partitë në zgjedhje

10/24/2024 22:22
nga:G B

Partitë opozitare, LDK, PDK e AAK janë deklaruar kundër koalicioneve pas zgjedhore me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Ato janë shprehur pro koalicioneve me partitë opozitare por jo me VV-në, duke thënë se atë duan ta lënë në opozitë.

Lidhur me këtë, analisti Blerim Burjani, thotë për Gazeta Blic se kundërshtimi i VV-së për koalicione mund ta bllokojë formimin e qeverisë re.

“Kundër VV mund të bllokojë formimin e qeverisë së re, situata e dytë: me kalimin e afateve për themelimin e qeverisë, kalon te partia e dytë nëse mund të bëjë shumicën, këto situata janë shkaktuar nga Gjykata Kushtetuese, në kohën e VLAN-it nuk u lejua me vendim gjyqësor të kësaj gjykate të kalojë mundësia te partia e dytë, ndërsa pas prishjes së koalicionit LDK-VV, mundësia të kalojë te LDK dhe tjerët dhe në atë kohë u formua qeveria, u krijuan dy paqartësi të mëdha në të drejtën se kush mund të themeloj qeverinë dhe a kalon mandati nëse partia më e madhe e dalë nga rezultati zgjedhor dështon të formojë institucione apo qeverinë. Pra, janë krijuar dy absurde, tash cili precedent do të përdoret? Gjykata Kushtetues e jo profesionale ka bërë kësi precedente të dëmshme, duke mos qenë e qartë”, është shprehur ai.

Ai ka folur dhe për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe renditjen e partive, e po ashtu dhe koalicionet e mundshme.

“Mendoj se nëse VV del e para e gjasat janë rreth 36 % -38%, atëherë duhet të zgjedhë partner qeverisës. LDK 24%, PDK 21%, AAK-NISMA 8 % 3.  LDK +VV mund të jetë, edhe pse LDK ka vënë kushtin që Lumiri të jetë kryeministër, ndryshe jo! Ose VV+LDK+AAK-NISMA+Pakicat, ose varianti nëse VV nuk arrin ta formojë qeverinë, e mundësia kalon te partia e dytë, atëherë PDK+LDK+AAK-NISMA+Pakicat, kjo varet nga përqindja që mund ta marrë partia e dytë, e tretë apo kështu me radhë”, ka deklaruar analisti Blerim Burjani./Gazeta Blic/