Partitë politike vetëm edhe sot do të kenë mundësinë që të dorëzojnë në Komisioni Qendror të Zgjedheve listën me emrate e kandidatëve që do të certifikohen për garën për kryetar të komunave.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Klankosova.tv tha se subjektet politike kanë kohë që deri në orën 16:00, të dorëzojnë aplikimet e tyre së bashku me emrat e kandidatëve.
Elezi thotë se në të kundërtën çdo aplikim pas kësaj kohe do të konsiderohet si aplikim i pasafatshëm, çka do të thotë se nuk do të rekomandohet për certifikim.
Tërmeti në Haiti, Osmani: Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Haitit