Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se ideja e ripërcaktimit të kufijve duhet të kthehet në diskutim.
Murati ka shtuar se anëtarët e partive tjera e pranojnë këtë ide si zgjidhje në diskutime private, por i frikësohen reagimit të madh publik që u bë para disa viteve kur doli kjo ide.
“Demonizimi i idesë ka bërë që partitë të frikësohen që ta përmendin këtë ide. Edhe ideja e ish-Presidentit që kjo të shkojë në mënyrë të fshehur e bëri të veten. Por nuk duhet të frikësohemi”, tha ai.
Ai ka thënë se kjo ide duhet të kthehet në tavolinë.
“Ripërcaktimi i kufijve duhet të kthehet në diskutim, nuk kemi çfarë të frikësohemi”, deklaroi ai.
Murati e sheh të rrezikshme krijimin e Asociacionit. Ai thotë se në jetën e përditshme kjo do i shtonte probleme të mëdha Kosovës.
“Ne vetëm kemi shumë ndalesa me Kushtetutën tonë. Shumica e dyfishtë që erdhi nga Pako e Ahtisaarit u jep mundësi komuniteteve të bllokojnë procese. Tani me bashkëpunimin që do të ndodhte me mes kryetarëve të komunave serbe do krijonte probleme që do na duhej të merremi me to në baza ditore”, përfundoi ai.