Lajme

Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e lirë e qytetarëve

12/28/2025 16:39
nga:Y I

Partia Guxo përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me raportimet e mediave dhe pamjet e transmetuara, ku shihen grupe të mëdha qytetarësh serbë të grumbulluar para selisë së Partisë Lista Serbe, të cilët më pas nisen në grupe drejt qendrave të votimit.

Sipas Guxo-s, kjo formë e organizimit paraqet presion mbi qytetarët dhe votim të kontrolluar nga aktivistët e Listës Serbe, duke cenuar vullnetin e lirë të votuesve.

Partia e dënon ashpër këtë praktikë dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse, veçanërisht KQZ-së, që ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe vendosmëri.