Lajme

Partia GUXO i shpreh ngushëllime Japonisë pas vrasjes së ish-Kryeministrit Shinzo Abe

07/08/2022 17:49
nga:Astrit Gashi

Partia GUXO i ka shprehur ngushëllime ambasadorit japonez në Kosovë z.Akira Mizutani, qeverisë së Japonisë dhe gjithë popullit japonez, pas vrasjes së ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

“Mëngjesin e sotëm u zgjuam me lajmin e hidhur të atentatit ndaj ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe si pasojë e të cilit ndërroi jetë.

Shinzo Abe ishte figurë politike që qendroi afër Republikës së Kosovës gjatë procesit të shtet-formimit duke qenë një mik i afërt dhe shembull i udhëheqjes dhe zhvillimit të shtetit.

Partia Guxo dhe gjithë populli i Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta shkelqësisë së Tij, ambasadorit japonez në Kosovë z.Akira MIZUTANI, qeverisë së Japonisë dhe gjithë popullit japonez”, thuhet në komunikatën e Partisë GUXO.