Nga Përmeti, ku ishte ndalesa e radhës e turit të drejtuesve të Partisë Demokratike me anëtarë dhe simpatizantë të opozitës, Flamur Noka bëri thirrje për afrimin edhe të atyre që deri më tani kishin qenë në krah të Bashës.
I shoqëruar nga Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi, Noka deklaroi se dera e PD tashmë është e hapur për çdo opozitar për ta bërë atë më të bashkuar dhe të gatshme për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme.
“Ndaj të dashur miq, jemi sot më të fortë se kurrë, më të bashkuar se kurrë dhe do të vazhdojmë bashkimin tonë. Jemi e vetmja forcë politike që pranon diversitetin dhe kjo është vlerë evropiane. Jemi e vetmja forcë politike që kemi të sanksionuar fraksionin. Ndaj i bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer dhe të mashtruar: dera jonë është e hapur. Vëllezër dhe motra, ejani në shtëpinë tuaj. Aty ka vend për çdonjërin prej nesh. Aty do të ketë vend për çdonjërin që është në opozitë me këtë regjim.”


