Arsenali është në rrugën e tyre drejt Spanjës, ndërsa do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu të mërkurën.
Topçinjtë hyjnë në ndeshje me një avantazh të madh, pasi mposhtën kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës 3-0 në Emirates në ndeshjen e parë javën e kaluar.
Për ndeshjen e nesërme, Arsenali po përballet me disa probleme.
Jorginho u përjashtua për shkak të një dëmtimi që pësoi kundër Brentford fundjavën e kaluar. Për më tepër, si dyshim për ndeshjen u deklarua edhe Thomas Partey për një problem fizik.
Por, tani, sipas Fabrizio Romano, Partey po udhëton me pjesën tjetër të skuadrës së Arsenalit për në kryeqytetin spanjoll.
Partey u stërvit normalisht përpara ndeshjes me Real Madridin.
Mesfushori ganez me sa duket është rikuperuar nga problemi i tij dhe është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, që do të thotë se ai mund të jetë në grumbulim për t’u përballur me Real Madridin të mërkurën në Bernabeu.
Në rast se Partey nuk vlerësohet i gatshëm për të startuar, Mikel Merino mund të kalojë në pozicionin e tij natyral në mesfushë, pasi është futur si sulmues në javët e fundit për Arsenalin.
/GazetaBlic Sport


