Arsenal ka arritur fitore të madhe ndaj Aston Villas me rezultat 3-1.
Skuadra e Artetas kishte një performancë bindëse ndaj Aston Villas, përcjell GazetaBlic Sport.
Realizatorët e kësaj ndeshje për Arsenal ishin: Partey, Aubameyang, Smith Rowe kurse golin e vetëm për Aston Villan e realizoi Ramsey.
Pas ndeshjes për ‘Sky Sport’ ka folur golashënuesi i parë i këtij takimi, Thomas Partey.
“Ekipi e dinte se çfarë duhej të bënim të vazhdonim të luftonim dhe të ruanim intensitetin tonë. Në fund me cilësinë që kemi ne jemi në gjendje të marrim rezultate.
“I gjithë ekipi ishte i frustruar dhe ne donim një fitore. Ky ishte mentaliteti që sollëm në këtë lojë sot dhe arritëm të merrnim rezultatin tonë. E kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë. Mendoj se ishte momenti i duhur për ta pasur atë dhe jam shumë i lumtur.
“Skuadra u paraqit shumë mirë. Ne duhet ta bëjmë këtë çdo fundjavë dhe çdo lojë dhe me këtë mund të arrijmë gjëra të bukura. Ata e meritojnë atë. ata na kanë mbështetur kur kemi qenë të rënduar dhe kur gjërat kanë shkuar keq. Kjo fitore është për ta dhe shpresoj që ta shijojnë”, deklaroi Partey.
/GazetaBlic Sport/


