Sporti

Parma është gati të emërojë ndihmësin e Artetës, Carlos Cuestën, si trajner të ri

06/18/2025 09:18
nga:Lorik J

Parma ka bërë një lëvizje të guximshme në Serie A, duke e emëruar 29-vjeçarin Carlos Cuesta si trajnerin e tyre të ri.

Sipas Fabrizio Romano, bisedimet midis Parmës dhe Arsenalit janë në një fazë të avancuar, me Cuestën që është gati të largohet nga roli i tij si ndihmës trajner te “Topçinjtë”.

Emërimi i Cuestës do ta bënte atë një nga trajnerët më të rinj në historinë e Serie A dhe sigurisht një rekordmen për ligën.

I lindur në Mallorca, Cuesta e filloi karrierën e tij si trajner vetëm në moshën 18 vjeç, duke marrë drejtimin e akademisë së të rinjve të Atlético Madrid.

Më vonë ai punoi si asistent trajner në akademinë e të rinjve të Juventusit përpara se t’i bashkohej stafit të trajnerëve të Mikel Artetas te Arsenali në vitin 2020.

Gjatë kohës së tij te Arsenali, Cuesta luajti një rol kyç në suksesin e ekipit, duke i ndihmuar “Topçinjtë” të fitonin dy tituj FA Community Shield.

Ai aktualisht punon përkrah trajnerëve të tjerë me përvojë, përfshirë Albert Stuivenberg, Miguel Molina dhe trajnerin e portierëve Inaki Cana.

/GazetaBlic Sport