Lajme

Parlamenti pranon kërkesën e demokratëve, kthen në grupin parlamentar të PD Sali Berishën

12/04/2024 07:21
nga:Y I

Parlamenti ka reflektuar kërkesën e demokratëve për rikthimin e në grupin parlamentar të PD të Sali Berishës.

Berisha, me vendim të Lulzim Bashës kur ishte kryetar i PD, u përjashtua nga grupi parlamentar në 2021, pasi u shpall non grata nga SHBA.

Ndërkohë ditën e sotme Berisha është rikthyer edhe në seancën plenare si deputet, pas vendimit të GJKKO për t’i hequr masën e arrestit të shtëpisë, vendosur më herët nga SPAK./Top Channel