Sporti

Parlamenti francez vendos që mos të luhet futboll me datën 5 maj, kjo është arsyeja

10/14/2021 19:42
nga:Mergim Rreci

Parlamenti francez miratoi një ligj që ndalon zhvillimin e ndeshjeve profesionale të futbollit në Francë më 5 maj në kujtim të viktimave të katastrofës të stadiumit Furiani në Korsikë në 1992.

Më 5 maj 1992, një pjesë e stadiumit në Furiani të Bastisa u shemb para se të luhej gjysmëfinalja e Kupës Franceze kundër Marsejës, ku mbetën të vdekur 18 tifozë dhe u plagosën më shumë se 2,300.

Ky ligj u propozua që vitin e kaluar, por vetëm sot është bërë votimi i tij në parlamentin francez.

Ligji është për të gjitha ndeshjet në Ligën 1, Ligën 2 dhe në Kupë.