Lajme

Parlamenti Evropian shpreh keqardhje që Serbia nuk u rreshtua në sanksionet kundër Rusisë

03/01/2022 13:40
nga:N M

Parlamenti Evropian shpreh keqardhje të thellë për mospërputhjen e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe thekson se mosrespektimi i politikës së jashtme të BE-së dëmton procesin e pranimit të Serbisë në BE, sipas një projekt-rezolute për Ukrainën që do të votohet më vonë sot në Parlamentin Evropian.

Projekt-rezoluta për agresionin rus kundër Ukrainës, në të cilën EURACTIV.rs kishte akses, përsërit se pritet që vendet kandidate të harmonizohen jo vetëm me acquis communautaire, por edhe me politikën e saj të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

Parlamenti Evropian vëren me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të penguar proceset e tyre demokratike, thuhet në tekst.

Parlamenti dënon ata që shprehën mbështetjen për Rusinë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe vlerëson mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë aleatë euroatlantikë.

Rezoluta dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe përfshirjen e Bjellorusisë, dhe kërkon që Moska të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake, të tërheqë forcat dhe pajisjet ushtarake dhe paraushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës.

Nga Rusia kërkohet të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Skender Hyseni: Kosova krahas dialogut me Serbinë, duhet të punojë për anëtarësimin në NATO