Lajme

Parlamenti Europian diskuton më 27 qershor në lidhje me situatën në Veri të Kosovës

06/23/2023 15:08
nga:N M

Të martën, më 27 qershor, anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian do të diskutojnë për krizën aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, thuhet në një deklaratë në faqen e Parlamentit Europian.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Evropiane për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Kopman, do të marrë pjesë në konferencën për zhvillimet e fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Pas takimeve të djeshme në Bruksel, Borell tha se duhet të punohet në deeskalimin e situatës, që nënkupton zbatimin e një plani për qetësimin e krizës – tërheqjen e Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri, që Kryetarët e sapozgjedhur ti kryejnë funksionet e tyre nga lokacione alternative, që të mbahen zgjedhje të reja dhe të fillojë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfaqësuesi i Lartë tha gjithashtu se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti hetim urgjent për abuzimin e serbëve të arrestuar.

Rama propozon ‘konferencë’ ku Kurti dhe Vuçiq mbyllen brenda pa të drejtë dalje deri të përfundojë diskutimi