Sporti

Paris Saint Germainit i rikthehen dy lojtarë para takimit me Bayern Munich

04/11/2021 11:55
nga:Lorik J

Paris Saint Germain do të përballet me Bayern Munich në ndeshjen kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e argjentinasit, Mauricio Pochetino arriti fitore në udhëtim me rezultat 2-3 ndaj “bavarezëve”, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë takim shkëlqeu ylli francez, Kylian Mbappe i cili arriti ta mposht dy herë portjerin Manuel Neuer.

Para takimit me Bayern Munich, Pochettino ka marrë një lajm të mirë nga stafi mjekësor i ekipit parisien.

Dy lojtarët e PSG, Verrati dhe Florenzi që ishin infektuar nga COVID-19 tashmë janë shëruar dhe pritet paraqitja e tyre në përballjen e Ligës së Kampionëve.

Dueli PSG-Bayern Munich do të zhvillohet të marten nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport.