Paris Saint Germain duket se është e gatshme ta lë të lirë francezin, Kylian Mbappe.
Mbappe ka refuzuar për një kohë të gjatë zgjatjen e kontratës me parisienët me të cilët ka marrëveshje bashkëpunimi vetëm deri në qershor të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
PSG deri tani kishte refuzuar çdo ofertë negociatash nga Real Madrid për Mbappen, por duket se klubi francez nuk dëshiron të rrezikojë që ta humb yllin e tyre duke mos përfituar të holla.
Gazetari i “El Chiringuito TV“, Josep Pedrerol raporton se PSG tani është e gatshme të dëgjoi ofertën e Real Madridit për Mbappen.
???| PSG are now READY to negotiate with Real Madrid for Mbappé. It's a huge development because PSG were refusing to negotiate until now. @jpedrerol #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) August 30, 2021
/GazetaBlic Sport/


