Sporti

Paris Saint Germain luan me ekipin e ligës së gjashtë sonte, një nga lojtarët kundërshtarë është tifoz ultras i PSG!

01/23/2023 17:06
nga:Lorik J

Kapiteni i kundërshtarëve të ardhshëm të Paris Saint-Germain është vënë në një pozitë unike dhe të vështirë.

Liderët e Ligue One, PSG, përballen me Pays de Cassel të kategorisë së gjashtë jashtë shtëpisë në Kupën e Francës sonte mbrëma.

Ndeshj-zhvillohet në Stade Bollaert, stadiumin e RC Lens të vendit të dytë.

Pays de Cassel, një skuadër amatore me prejardhje nga një fshat francez, pranë kufirit belg, mundi Chaumon, Drancy dhe Wasquehal në raundet e mëparshme për të krijuar një short të ëndrrave.

Ka qenë mbrojtësi dhe kapiteni Alexis Zmijak që ka shënuar golin e fitores në raundin e fundit. Por në mënyrë të pabesueshme, doli se ai është një ultras i PSG-së dhe brohorit rregullisht skuadrën e Christophe Galtier nga tribuna e Parc des Princes.

Dhe me besnikëri të ndarë, ai ka frikë për dëmtimin e mundshëm të Kylian Mbappe përpara një përplasjeje vendimtare në Champions League me Bayern Munich.

“Nuk kam stres para kësaj ndeshje. Ne nuk kemi asgjë për të humbur, është takimi i jetës për ne. Dhe për mua, personalisht, është e mrekullueshme të gjej veten në këtë situatë. Nuk do ta lëndoj Mbappen, pasi së shpejti ata luajnë ndaj Bayernit”, tha ai për Le Parisien.

/GazetaBlic Sport