Paris Guri ish drejtor ekzekutiv në truAktiv e menaxher i projekteve në Sbunker, lë pozitat e tij që ta mbështes kandidaturën e Sibel Halimit për të parën e Ferizajt.
Parisi e konsideron obligim moral e qytetarë mbështetjen e Sibel Halimit për kryetare të Ferizajt.
Postimi i plotë:
“Sbunker dhe truAktiv janë eksperiencat që më kanë plotësuar e përmbushur më së shumti në aspektin profesional e personal, duke i shtyrë kauzat të cilat i konsideroj përveq profesionale edhe personale. Tash angazhimin tim dhe kauzat do t’i shyjë në një formë e dimension tjetër, duke e mbështetur Sibel Halimin si Kandidate për Kryetare të Ferizajt.
Qytetit tim i është ofruar me të gjitha kapacitet e saja, një veprimtare e jashtëzakonshme e te drejtave të grave në veqanti, e të drejtave të njeriut në përgjithësi. Për herë të parë në Ferizaj, qytetin ku jam rritur, po kandidon dikush me të cilën ndajmë vlera të njejta. Për herë të parë në historinë e qytetit po kandidon për të parën e komunës një grua. Andaj ndjejë obligim moral e qytetarë, që të kthehem në Ferizaj dhe me gjithë qenien time të kontribuoj e të ndihmoj, që qytetin tim ta qeverisë një grua e fortë si Sibeli”


