Sporti

Parejo për Vinicius: Njerëzit më quajnë pijanec, por unë nuk iu kundërpërgjigja tifozëve – ai s’duhet të flasë me ta

03/28/2024 13:00
nga:Lorik J

Veterani Dani Parejo është bërë futbollisti i fundit që kritikon sjelljen e Vinicius Junior pasi u pyet për brazilianin.

Mesfushori 34-vjeçar nënshkroi një kontratë të re me nëndetësen e verdhë në fillim të kësaj jave, duke zgjatur qëndrimin e tij në Spanjë deri në vitin 2026. Parejo komentoi për “Cadena SER” se dëshiron të vazhdojë të luajë në Spanjë dhe nuk joshet nga Arabia Saudite.

Dani Parejo ka komentuar edhe konferencën për shtyp të lojtarit të Real Madridit, Vinicius Junior, i cili tha se nëse “largohet nga Real Madridi, atëherë ka fituar racizmi”, dhe se ai vazhdon luftën kundër racizmit.

“Ai më duket një lojtar i jashtëzakonshëm, spektakolar, me cilësi fantastike. Nuk e pashë veten në skenarin e të qenit një lojtar i rëndësishëm në ekipin më të mirë në botë dhe të lavdërohesha nga të gjithë. Por mendoj se ne lojtarët, duhet t’i përkushtohemi lojës”, tha Parejo.

Unë kam shkuar edhe në terrene ku më kanë quajtur të dehur apo çfarëdo gjëje, por unë nuk u ballafaqova me njerëzit dhe nuk bëra gjeste. Kjo është e panevojshme. Futbollisti duhet të jetë mbi këto situata”, përfundoi Parejo.

/GazetaBlic Sport