Sporti

Pardje e shkarkuan trajnerin, sot e rikthejnë në punë | Situatë e çuditshme tek Salernitana

01/18/2023 13:05
nga:Lorik J

Skenar i bujshëm në ekipin e Salernitana.

Të hënën, klubi i Salernitanas vendosi të shkarkojë trajnerin Davide Nicola pas disfatës shumë të rëndë jashtë fushe kundër Atalantës 8-2. Megjithatë, deri më sot gjërat duket se kanë ndryshuar, pasi presidenti Iervolino ka zgjedhur të revokojë përjashtimin e trajnerit dhe ai do të rikthehet në stol. Një rast i çuditshme që e ka komentuar vetë Nicola përmes një mesazhi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Këto janë fjalët e tij:

“ I kërkova Presidentit me të gjitha forcat që të rishikonte dispozitën e përjashtimit, duke e ditur se po prekja fijet e një shpirti njerëzor që ka një ndjeshmëri të thellë për të kuptuar dhe dëshiron fort të ndërtojë një lloj tjetër futbolli. Sepse e dua Salernon dhe besoj verbërisht në këtë projekt”, tha ai.