Trajneri francez, Sagnol po jep rezultate historike me Gjeorgjinë muaj pas muaji, javë pas jave, tashmë në Kampionatin Evropian ditë pas dite.
Willy Sagnol u emërua si trajner i Gjeorgjisë në 2021. 3 vjet më vonë, mundi Greqinë në play-off me penallti për të kualifikuar Gjeorgjinë për turneun e tyre të parë të madh ndërkombëtar, pra në Euro2024, përcjell GazetaBlic Sport.
Dje ata mposhtën Portugalinë dhe Ronaldon, duke fituar me rezultat 2-0. Kjo është edhe fitorja më e madhe në historinë e futbollit në Gjeorgji.
Kjo fitore ka mjaftuar për Gjeorgjinë për të kaluar mes 16 skuadrave më të mira të kampionatit ku i pret Spanja.
Për të gjitha këto suksese të renditura të gjeorgjianëve, meritat e mëdha, përveç lojërave, shkojnë për Sagnol. Sipas të dhënave zyrtare, ai fiton rreth 200 mijë euro në vit.
Ai është trajneri me pagën më të ulët krahasuar me kolegët e tij që drejtojnë kombëtaret në Europianin aktual.
/GazetaBlic Sport